Kriza shqiptare ulet konsumi
i energjisë dhe i blerjeve
Familjet shqiptare kanë reduktuar ndjeshëm shpenzimet për energjinë elektrike, për konsum të karburantit apo për të blerë makina. Shifrat janë dhënë dje nga INSTAT-i.
TIRANE - Shqiptarët konsumojnë gjithnjë e më pak. Shifrat më të fundit, të publikuara dje nga Inëstituti i Statistikave, nuk lenë dyshim: konsumi shënon rënie dhe kjo, jo vetëm për shkak të inflacionit. Familjet, individët dhe subjektet tregtare kanë më pak para se një vit më parë.
Statistikat për disa sektorë të tregut me pakicë, sipas Konjunkturës Tremujore të INSTAT-it, tregojnë psh se për tremujorin e katërt të vitit 2012, konsumi i energjisë nga familjarët ishte 571 milionë kilovatorë, çka shënon një rënie prej 23 përqindësh kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Rënia e konsumit të energjisë konstatohet edhe te karburantet. Konsumi i dukshëm i karburanteve në tremujorin e katërt 2012 ishte 1.9 milionë hektolitra, me një rënie prej 13% krahasuar me periudhën tetor-dhjetor të vitit 2011.
Në rënie ka rezultuar edhe importi i autoveturave. Për tremujorin e katërt të vitit të kaluar u importuan rreth 13.500 automjete, me një rënie prej 40 përqindësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Koj situatë ndodh në një kohë kur nivelin më të lartë të inflacionit e ka pasur, pa diskutim, gjatë vitit të kaluar grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, përkatësisht me 4.92%, që është nivel dy herë më i lartë se mesatarja e inflacionit total, të regjistruar në mallrat e konsumit në përgjithësi. Perimet, në këtë kuadër, rezultojnë me ritme 10-20 herë më të larta rritjeje të çmimit në treg se mallrat e tjera.
Muaji i fundit i tremujorit në fjalë, dhjetori, ka rezultuar me nje tendencë negative edhe në lidhje me kursimet. Në dhjetor 2012 rezultojnë të jenë tërhequr nga bankat në Shqipëri rreth 50 milionë euro. Valuta është tërhequr si nga individët, ashtu dhe nga korporatat jofinanciare.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të publikuara nga bilanci i pagesave i Bankës së Shqipërisë, prurjet valutore të emigrantëve arritën në vlerë absolute në 680 milionë euro në vitin e kaluar, me një rënie prej gati 2% krahasuar me 2011-ën.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.6%
Vota total: 878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47