KRIZA/ Shtohen refugjatët, 3 mijë
sirianë pranë kufirit shqiptaro-grek

TIRANË - Në rreth 3000 ka arritur numri i refugjatëve sirianë që janë stacionuar në afrësi të kufirit të vendit tonë me Greqinë. Nga e diela në mbrëmje e deri dje në mëngjes në bazën ushtarake Katsika pranë Janinës janë akomoduar 1100 refugjatë. Këta ju shtohen pikave të tjera të akomodimit të refugjatëve sirianë në zonën kufitare me Shqipërinë si Konica, Doliana, Kozani e Filipiada.

Kampe të përkohshme
Autoritete greke janë nën presion të madh nga fluksi i madh i refugjatëve, që vazhdojnë të mbërrijnë në Greqi ndaj edhe po përpiqen që t’i shpërndajnë në të gjithë vendin. Por, ajo që bie në sy është se në ditët e fundit akomodimi i tyre po devijohet ndjesëhm drejt kufirit me Shqipërinë. Pas rreth 160 vetave të vendosur në Konicë që është ngjitur me kufirin (5 kilometra larg Leskovikut) dhe rreth 200 të tjerëve në Doljana që është veçse 2 kilometra larg pikës kufitare të Kakavijës, tashmë mbërrijnë edhe 1100 veta në Janinë.

Këta janë vendosur në ish-aeroportin ushtarak në Janinë, i cili ishte përgatitur  këto ditë me emergjencë nga forcat ushtarake greke. Por ky është një kamp i sajuar për një qëndrim mjaft provizior. Aty kushtet janë shumë të vështira. Kjo pasi ky kamp  në fushë të hapur dhe nuk ofron kushte  si qendra të tilla në Konicë dhe Pogon ku u vendosën këto ditë grupe më të vogla të refugjatëve.

Kampi është i sajuar me 420 çadra ushtrie që kanë kapacitet për 8-10 persona në secilën. Aq të këqija janë kushtet në këtë kamp sad je disa refugjatë refuzuan qëndrimin në të. Sipas mediave greke aty kanë mbërritur 1200 veta, por 100 prej tyre refuzuan qëndrimin. Disa u kthyen me autobusë drejt Athinës, ndërsa të tjerë u larguan me këmbë për në qytetin e Janinës.

Brezi i dytë
Veç refugjatëve të stacionuar pranë kufirit shqiptaro-grek në një distancë jo shumë të largët ndodhen edhe rreth 1800 të tjerë. Këta refugjatë ndodhen në qytete si Pieria, Larisa e Trikalla që ndodhen jo shumë larg zona juglindore të vendit tonë. Në Larisa janë 1400, Trikalla 195, ndërsa në Pieria 190.

46 mijë
Numri i përgjithshëm i refugjatëve të bllokuar në Greqi ka arritur në 46 mijë, shifër kjo sipas autoriteve të shtetit fqinjë. Nga këta rreth 13 mijë janë të përqendruar në kampin e Idhomeni përgjatë kufirit me Maqedoninë, ku situate është alarmante nga mbipopullimi. Po kështu rreth 10 mijë të tjerë janë të ndarë në zonën e Selanikut si dje nëpër krahinat përgjatë kufijve veriore të Greqisë me Bullgarinë e Turqinë. Gati 10 mijë janë të stacionuar në Athinë dhe Pire. Ndërsa pjesa tjetër janë nëpër ishujt e Detit Egje si dhe në javët e fundit në pjesën veriore të Greqisë drejt kufirit me Shqipërinë.


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit

Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit