Kriza siriane forcon dollarin
euro shënon rënie në treg

Kriza siriane forcon dollarin<br />euro shënon rënie në treg
TIRANE - Leku e ka mbyllur javën në vlerësim ndaj euros duke regjistruar një nivel më të lartë ditën e premte. Euro e nisi javën në kuotën e 140.24 lekëve dhe e mbylli në kufijtë e 139.98 lekëve. Rënia e euros ka ardhur në radhë të parë si pasojë e zhvlerësimit të kësaj monedhe në bursat ndërkombëtare.

Ekspertët e këmbimit valutor shpjegojnë se situata në Siri dhe përgatitja e trupave ndërkombëtare për të ndërhyrje atje ka çuar në forcimin e dollarit në treg gjatë javëve në vazhdim. Një efekt negativ në vlerën e euros ka dhënë edhe kërkesa e ulët nga bankat në vend për të këtë monedhë.

Sipas agjentëve, bankat nuk po blejnë aktualisht monedhë të përbashkët për nevoja të klientëve të tyre apo të brendshme. Megjithatë, nuk duhet të presim një euro më të ulët se 139.5 lekë dhe më të lartë se 141 lekë. Brenda këtyre dy kufijve pritet të luhatet monedha e përbashkët në muajt në vazhdim.

Ndërkohë dollari ka shënuar një performancë pozitive në këmbimet me lekun, si pasojë e zhvillimeve në bursat ndërkombëtare. Ai e nisi javën në kuotën e 104.95 lekëve dhe e mbylli në 105.71 lekë.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë