Kriza, vendim i Bankës së
Shqipërisë: Krijohen “bankat-urë”

Kriza, vendim i Bankës së <br />Shqipërisë: Krijohen “bankat-urë”
TIRANE - Situata e vështirësive financiare në botë dhe në vend, por sidomos rritja e shpejtë e kredive të këqia kanë detyruar Bankën qendrore të marrë një masë të pazakontë për të zbutur probleme të mundshme që rrezikohet të krijohen. Pas 15 ditësh, në Shqipëri do të jetë e ligjshme të krijohen “bankat-urë”, që janë shoqëri aksionere, që mund të administrojnë përkohësisht aktivet dhe detyrimet e transferuara nga një bankë me probleme. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës që në muajin maj të këtij viti, por tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi 15 ditë më pas.

Sipas vendimit, bankë me probleme/bankë e dobët është banka që, sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, ka ose mund të ketë një përkeqësim të likuiditetit ose të aftësisë paguese të saj, si dhe nëse nuk realizohet në vazhdimësi një përmirësim në burimet e saj financiare, në profilin e rrezikut, në drejtimin strategjik të biznesit, në aftësitë dhe/ose cilësinë e drejtuesve për administrimin e rrezikut. Për qëllime të kësaj rregulloreje dhe në varësi të situatës faktike, në termin “bankë me probleme/bankë e dobët” do të përfshihen edhe bankat e vendosura në kujdestari ose likuidim nga Banka e Shqipërisë.

Pas krijimit të bankës urë dhe marrjes së licencës, një pjesë e aktiveve dhe detyrimeve të bankës me probleme i transferohen bankës urë, me kushtin që vlera totale e detyrimeve të transferuara në bankën urë të mos jetë më e madhe se vlera totale e aktiveve/të drejtave të transferuara. Në rastet kur detyrimet që i transferohen bankës urë nga banka me probleme janë më të mëdha se sa të drejtat/aktivet, diferenca mund të plotësohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Detyrimet që i transferohen bankës urë përbëhen kryesisht nga depozitat e siguruara të bankës me probleme, por pa u kufizuar vetëm në to.

Bankës urë nuk mund t’i transferohen aktivet e mëposhtme: kredi të cilave u ka kaluar afati i shlyerjes më shumë se 90 ditë; kreditë e fshira; aktive, të cilat janë të vështira për t’u arkëtuar (kreditë konsumatore, overdraft-et për individë, kartat e kreditit etj.); aktive të bankës me probleme, vlera e të cilave është vështirë të përcaktohet; aktive të tjera, të cilat vlerësohen si aktive jo cilësore për t’u transferuar tek banka urë; kreditë e dhëna për personat e lidhur me bankën me probleme ose bankën e vendosur në kujdestari/likuidim.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë