Krizë diplomatike Francë-Brazil? Bolsonaro ofendon Brigitte Macron në Facebook

Krizë diplomatike Francë-Brazil? Bolsonaro ofendon Brigitte Macron në Facebook

Ndërsa tonet e përplasjes mes Brazilit dhe Francës janë të ngritura për shkak të pozitës shumë të ashpër të Emmanuel Macron për zjarret në Amazon, duket se për ti hedhur benzinë zjarrit, mes konfliktit tashmë eshtë future dhe ‘madam Brigitte’.

Jair Bolsonaro ka komentuar në Facebook, në postimin e një përdoruesi të quajtur Rodrigo Andreaca, i cili kishte publikuar një foto të gruas së Presidentit francez Brigitte Macron, 66 vjeçe, dhe e krahasonte atë me një foto të bashkëshortes së Bolsonaro, Michelle 37 vjeçe duke shkruar: E kuptoni tani pse Macron persekuton Bolsonaron?

Bolsonaro ka komentuar në postimin e të riut me fjalët, “Mos e poshtëroni atë, hahaha”.

Në të njëjtën kohë, Ministri Brazilit i Arsimit Abraham Weintraub ka akuzuar Macron duke thënë se “ Macron është thjesht një  budalla oportunist, i cili kërkon mbështetjen e lobit bujqësor francez".

Në origjinën e polemikave midis dy vendeve qëndrojnë zjarret në Amazon, për të cilat po akuzohen politikat e zbatuara nga Bolsonaro.

Presidenti francez Emmanuel Macron, ‘flamurtati’ i reaksioneve të forta, tha nga Biarritz se "Ne kemi nevojë për një mobilizim të të gjitha fuqive tona. Shtëpia jonë është e kërcënuar nga zjarri i papërgjegjshmërisë së Presidentit Bolsonaro”.

Bolsonaro, nga ana e tij, e ka akuzuar Presidentin Macron duke thënë se “Macron se përpiqet të shfrytëzojë një situatë të brendshme për avantazhe politike personale dhe po përdor një mentalitet të gabuar kolonial në shekullin XXI".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)