Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia, të cilët prej vitesh jetojnë romancën e tyre duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira. Çifti mbretëror ka lënë vend për dyshime dhe aludime për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Pak ditë më parë, në ditëlindjen e Princeshë Geraldinës, u vu re se Princ Leka dhe Elia Zaharia festuan të ndarë. Kjo e fundit organizoi edhe një festë për ditëlindjen e 3-të të së bijës, ku i ati nuk ishte pjesë, por vetëm familjarët e saj.
Veç kësaj, në urimet e secilit për vajzën, nuk u përmend askund prindi tjetër.
Por sot, Princ Leka ka shtuar dyshimet, duke e hequr bashkëshorten e tij nga Instagrami, të cilën e ndiqte 3 ditë më parë.
Kujtojmë se Princ Leka është mjaft aktiv në rrjetet sociale me postime, komente dhe reagime.
Gabim qe ne fillim, Nuk ka se si te jete elia produkt per royalty.
PërgjigjuGje e pritshme,keta te dy ishin kaq te ndryshem si karaktere,njeri introvert,tjetri extravert.Zakonisht thuhet qe harmonia e te kundertave funksionon,por ne kete rast ishte e tepruar,po te merret parasysh se nga cfare ambientesh,nga cfare kulture e mendesi vine qe te dy.Le te shpresojme qe eshte dicka kalimtare.
Përgjigju