Kërkoi arrestimin e Tahirit, përballet me Vettingun prokurori Gentian Osmani
KPK ka zhvilluar seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Osmani ka qënë një prej tre emrave kryesorë bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Ymerajn, të cilët kërkuan arrestimin e Tahirit.
Gentian Osmani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Trupa gjykuese është e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Osmani ka kërkuar rikonfirmimin e tij në detyrë, vendim të cilin KPK do ta marrë në datën 2 gusht.
Sipas raportit të ILDKPI-së prokurori Osmanaj është i pastër pasi ka deklarim të saktë dhe s'ka fshehur pasurinë.
Në hetimin e kryer nga KPK-ja, rezulton prokurori ka pasur të ardhura të siguruara nga shitja e një apartamenti 1+1 me vlerë 80 mijë euro; prindërit e bashkëshortes i kanë dhuruar 1.5 milion lekë pas martesës; ka marrë një hua të marrë në 2009 nga kushëriri i tij që jeton prej 20 vitesh në Itali; një automjet Volswagen të blerë në 2015 me vlerë 4 qind mijë lekë dhe arredimin e një shtëpie, i cili kushtoi 3 milion lekë.
Gjithashtu në pasurinë e tij rezulton një apartament 3+1, 107 m2 blerë nga enti i banesave në 1998 me vlerë 1.4 milion lekë; një automjet tip Benz të marrë në përdorim nga një mik; 20 mijë e 60 lekë para në llogari dhe 4 qind mijë lekë “cash”.
Sipas DSIK, Osmani është i përshtatshëm për të qënë prokuror, duke u vlerësuar mirë edhe nga ana profesionale. Ndaj tij ka pasur denoncime por pa prova të mjaftueshme për të nisur një proces hetimor.
Osmani ka qënë një prej tre emrave kryesorë bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Ymerajn, të cilët kërkuan arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri për korrupsionin dhe trafikim lëndësh narkotike. Osmani është kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Lajmi kryesor:
Vettingu/ Para KPK-së gjyqtarët Hallunaj e Malaj dhe prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Bujar Musta! KPK e shkarkoi më 2021 magjistratin e Gjykatës së Elbasanit
6 Shkurt, 18:40
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Vettingu i KPK e kishte shkarkuar tre vite më parë, KPA rikthen në detyrë Bevis Shehaj, gjyqtarin e Administratives Vlorë!
3 Shkurt, 18:08
-
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Klorinda Çela, lihet në fuqi vendimi i KPK! Iu gjetën 550 mijë euro pasuri
31 Janar, 10:32
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Ilir Turja
30 Janar, 21:11
-
Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht kreun e Prokurorisë së Lushnjës! KPK i gjeti Arben Dylës probleme me pasurinë
28 Janar, 15:31
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
20 Janar, 18:38
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41