BEOGRAD, 19 nëntor /ATSH-DPA/ - Kroacia do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 28 dhjetor, njoftoi sot media lokale duke cituar burime qeveritare.
Pritet që socialdemokrati, Ivo Josipoviç, të fitojë një mandat të dytë pesëvjeçar presidencial.
Kandidatja e opozitës konservatore, Bashkimi Demokrat Kroat është Kolinda Grabar Kitaroviç.
Pritet që ajo të jetë sfiduesja kryesore e Josipoviçit./ a.jor.