Kroaci/ Cakaj takon kryeministrin Andrej Plenkovic: Mbështesin hapjen e menjëhershme të negociatave

Kroaci/ Cakaj takon kryeministrin Andrej Plenkovic: Mbështesin hapjen e menjëhershme të negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Zagreb, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ministri në Detyrë Cakaj, u shpreh se takimi u fokusua në zbatimin dhe jetësimin e objektivave të përcaktuara  në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur mes Republikës së Shqipërisë dhe Kroacisë si dhe në një qasje më dinamike dhe një bashkëpunim të shtuar në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe politikave të sigurisë.

“Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi!” - theksoi në përfundim Cakaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen