Kroaci, Gjiknuri takim ministerial
për projektin Adriatik-Jon (IAP)

Kroaci, Gjiknuri takim ministerial<br />për projektin Adriatik-Jon (IAP)
ZAGREB - Shqipëria dhe vendet fqinje avancojnë në projektin-derivat të TAP-it, që do të lidhte me gazsjellës nga Shqipëria edhe Bosnjen, Kroacinë e Malin e Zi. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri mori sot pjesë në takimin e përbashkët me ministrat e ekonomisë dhe energjisë të Kroacisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, mbajtur në Zagreb. .

Tema kryesorë e takimit ishte unifikimi i qëndrimeve dhe angazhimeve në kuadër të projektit të gazsjellësit Adriatik-Jon (IAP) i cili synon të lidhë sistemet ekzistuese dhe të planifikuara të transmetimit të gazit të Kroacisë përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë me sistemin e TAP. Projekti shihet me rëndësi të madhe për të gjithë tregun rajonal të gazit.

Gjiknuri u shpreh se ka rëndësi që të ecet me një projekt unik, për vendet nga ku do të kalojë IAP-i, ndërsa rasti i projektit TAP mund të shihet tanimë si një eksperiencë suksesi.

Në përfundim të bisedimeve, ministrat nënshkruajtën një dokument në të cilën deklaruan përkushtimin e plotë për realizimin e projektit IAP, në përputhje dhe paralelisht me zhvillimin e projektit TAP. Në deklaratë u ra dakord që të intensifikohet puna e përbashkët për të formalizuar veprime konkrete në gjashtë muajt e ardhshëm ndërsa do të duhet që të përfundojë studimi i fizibilitetit dhe sidomos në drejtim të përcaktimit të modelit të biznesit.

Takimi i ardhshëm mes ministrave është përcaktuar të zhvillohet në Tiranë gjatë tremujorit të parë të vitit 2014 ndërsa do të ftohen të marrin pjesë partnerë potencialë dhe strategjikë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë