KROACI - Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Josip Kuzhe del nga spitali pas një muaji kurim intensiv, pasi vuante nga leuçemia.
Një lajm i mirë vjen nga Kroacia edhe per tifozët shqiptarë. Ish-trajneri i Kombëtares Josip Kuzhe pas një muaji ka lënë spitalin në të cilin ishte shtruar në Zagreb dhe është rikthyer në shtëpi.
Trajneri kroat vuan nga leucemia dhe për rreth një muaj është mbajtur nën terapi intensive dhe kurim të specializuar në spitalin Merkur. Që nga 10 shkurti Kuzhe u shtrua menjëherë në spital pasi u diagnostifikua me leuçemi.
Ish-trajneri i Kombëtares ka deklaruar se ndihet i fortë dhe mjaft mirë pas terapisë.
Kuzhe herë pas here do të bëjë kontrolle ndërsa sëmundja e tij solli edhe reagimin e tifozëve të Dinamos së Zagrebit të cilët me pankarta i shprehën mbështetjen në stadium dhe jashtë spitalit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com