ZAGREB, 17 shtator /ATSH- DPA /- Kryeministri kroat, Zoran Milanovic deklaroi se kapaciteti i Kroacisë është i kufizuar dhe nuk do të mund të regjistrojnë të gjithë emigrantët që kanë hyrë në vend, një ditë pas zotimit se nuk do ta pengonte këtë process.
"Ne do të jemi bashkëpunues dhe konstruktivë, por mundësitë tona ... janë të kufizuara. Kapaciteti ynë ka një limit. Pas arritjes së këtij limiti, nuk e din ë do mund t'i regjistrojmë të gjithë njerëzit", u shpreh ai pas takimit me kancelaren austriake, Werner Faymann në Zagreb.
"Nuk jap garanci për këtë", theksoi Milanoviç./  /r.b/  a.jor.