Kroaci/ Presidenti Milanoviç akuzon kryeministrin Plenkoviçin për 'grusht' institucional: Ushtria kroate nuk do të bëjë luftërat e të tjerëve
Zoran Milanoviç dhe Andrej Plenkoviç
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka akuzuar kryeministrin dhe liderin e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), Andrej Plenkoviç, se po tenton të marrë në mënyrë jokushtetuese kontrollin mbi ushtrinë përmes ndryshimeve të paralajmëruara në Ligjin e Mbrojtjes.
Në një deklaratë zyrtare, Milanoviç theksoi se këto ndryshime kanë për qëllim të kufizojnë dhe të zvogëlojnë kompetencat e tij kushtetuese si komandant suprem i Forcave të Armatosura. Ai paralajmëroi se nuk do të lejojë që ushtria kroate të përfshihet në “luftërat e të tjerëve”, duke iu referuar mundësisë së dërgimit të trupave kroate në Ukrainë.
“I bëj thirrje kryeministrit të respektojë Kushtetutën dhe vullnetin e popullit, i cili më zgjodhi mua për të mbrojtur ushtrinë dhe interesat kombëtare”, deklaroi Milanoviç.
Milanoviç, kandidat i Partisë Socialdemokrate në opozitë, do të përballet me kandidatin e HDZ-së, Dragan Primorac, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 12 janar. Në raundin e parë, ai fitoi mbi 49% të votave, ndërsa Primorac mori rreth 19%.
Presidenti e cilësoi çdo përpjekje për të ndryshuar Kushtetutën ose Ligjin e Mbrojtjes si një tentativë për të shkelur parimet kushtetuese dhe për të marrë kompetenca që i përkasin ekskluzivisht Presidentit të Republikës. Ai përfundoi duke rikujtuar se Kushtetuta kroate e përcakton qartë atë si komandant suprem, pa dallim midis kohës së paqes dhe asaj të luftës.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
68.7%
-
PD
11.7%
-
Partitë e vogla
19.6%
Vota total: 504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Produkt i 'Demave', Partizani huazon sulmuesin te gjigantët e Kroacisë
18 Shkurt, 13:09
-
Gol dhe asist në Kroaci, Arbër Hoxha në formacionin e javës
10 Shkurt, 20:29
-
VIDEO/ Gjashtë muaj pritje, Arbër Hoxha shënon dhe asiston për Dinamo Zagrebin
8 Shkurt, 09:02
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Prokuroria nis hetime ndaj ambasadorit në Kroaci për keqpërdorim në transportim të votave nga diaspora
6 Shkurt, 20:46
-
Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar
1 Shkurt, 21:27
-
Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve
24 Janar, 17:43
-
Zv.kryeministri kroat qëllon me armë nga makina dhe nis të këndojë, jep dorëheqjen pasi publikimit të pamjeve, nisin hetimet (VIDEO)
18 Janar, 08:09
-
Millanoviç rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare! Begaj:Urimet më të përzemërta për mikun tim
13 Janar, 11:22
-
Ofertë surprizë, Cannavaro kërkon Cristian Shpendin në Zagreb
7 Janar, 11:44
-
Presidenti Vuçiç mesazh për Kosovën, Zagrebin dhe Sarajevën: Mos shpresoni kot, s’do të ketë ndërrim pushteti në Serbi
2 Janar, 16:20
-
Arbër Hoxha me trajner të ri, Fabio Cannavaro firmos me Dinamo Zagrebin
30 Dhjetor 2024, 14:10
-
'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale
29 Dhjetor 2024, 20:40