5 persona u vranë nga një person i armatosur në një shtëpi të moshuarish në qytetin Daruvar, në Kroaci.
Sipas mediave të huaja, mësohet se një burrë hyri në këtë shtëpi dhe qëlloi me armë zjarri, ku të 5 personat humbën jetën në vend, ndërsa personat e tjerët që u plagosën po marrin ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, sulmuesi iku nga vendi i ngjarjes, por u kap shumë shpejt nga policia.
"Personi që është i lidhur me krimin, është nën mbikëqyrjen e policisë. Në vendngjarje do të kryhet një hetim i drejtuar nga zëvendësi i prokurorisë së qarkut Bjellovar", tha policia.