Kroaci - Rënia drastike e nivelit të ujit në lumin Danub ka nxjerrë në pah një anije mallrash të mbytur që prej vitit 1937, e cila ishte fshehur nën ujë për gati nëntë dekada.
Zbulimi është bërë në Kroaci, ndërsa thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta kanë bërë që niveli i lumit të bjerë në shifra rekord, duke ekspozuar edhe zona të mëdha ranore përgjatë brigjeve.
Situata ka sjellë probleme serioze për lundrimin, transportin lumor, turizmin dhe peshkimin në disa vende të Europës Juglindore. Në Serbi dhe Kroaci, shumë mjete lundruese kanë mbetur të bllokuara për shkak të ujërave të cekëta, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se anijet e vjetra të zbuluara mund të përbëjnë rrezik për navigimin.
Sipas Reuters ekspertët e lidhin fenomenin me valët e gjata të të nxehtit dhe mungesën e reshjeve, duke paralajmëruar se ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në rrjedhën e lumenjve europianë
Komente







