Mijra emigrantë kanë kaluar natën duke fjetur në stacionet hekurudhore pasi policia kroate i ka dëbuar në tokën neutrale mes Sllovenisë dhe Hungarisë.

Të lodhur dhe të pafat emigrantët janë përballur me policinë sllovene e cila për të shpërndarë grupin ka përdorur gazin lotësjellës. Ndërsa Hungaria akuzon pikën kufitare të kracisë se ka shkelur ligjin ndërkombëtarë pasi azilkërkuesit janë dërguar përtej kufirit pa u regjistruar.

Ndërkohë e njëjta situatë kritike është edhe në veri-perëndim të Turqisë pasi emigrantët janë detyruar të flenë në autostrada pasi të premten policia e Turqisë ndaloi kalimin në kufirin me Greqinë.

BBC raporton se pas problemeve me mjetet e transportit emigrantët po drejtohen drejt pikave kufitare duke përshkruar kilometra rrugë në këmbë. 

Mijra emigrantë po përdorin vendet e Ballkanit si një urë kalimi për të arritur në vendet më të zhvilluar të BE-së.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)