Kroacia dhe Austria: Shqipërisë t'i hapen negociatat

Kroacia dhe Austria: Shqipërisë t'i hapen negociatat

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç dhe ministrja austriake për Çështjet Europiane, Karoline Edtstadler deklaruan se vendet e tyre janë në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të kërkojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE në muajin mars.

Qeveria kroate pas bisedimeve Plenkoviç-Edtstadler, në Zagreb, njofton se të dy vendet do të nxisin miratimin e një vendimi për fillimin e negociatave me dy aspirantët në nivel të Këshillit Europian, konkretisht  gjatë samitit të 26-27 marsit. Edtstadler tha se ”Vjena mbështet aktivitetet e Kroacisë për përgatitjet e takimit të samitit të BE-së dhe vendeve të Europës Juglindore”, në fillim të majit në Zagreb.

Dy ditë me parë edhe kancelarja Merkel reagoi për hapjen e negociatave me Shqipërinë duke thënë se tashmë ka ardhur koha që negociatat të hapen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës

Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës