KROACI- Kroacia mund të mirëpresë arsenalin kimik sirian në një prej porteve të saj në detin Adriatik, për t’a ngarkuar më pas në anijen amerikane për t’u shkatërruar në oqean.
Agjensia e lajmeve “Hina” ka cituar kryeministrin kroat Zoran Milanoviç sipas të cilit është parashikuar se arsenali kimik do të shkatërrohet, ndoshta në oqeanin Atlantik, nën mbikqyrjen e ushtrisë amerikane dhe Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike. Por ky arsenal duhet të ngarkohej diku për në anije, fillimisht.
Milanoviç u tha se do të dëgjonte edhe mendimin e popullit të tij para se të merrte një vendim përfundimtar. Ai shtoi se i kishte ndjekur ngjarjet në Shqipëri kur u dha lajmi se armët kimike mund të shkatërroheshin në këtë vend, prandaj ishte me rëndësi të dëgjohej edhe populli.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike lajmëruan javën e kaluar se po kërkonin një vend i cili do të ofronte një port për të ngarkuar arsenalin kimik sirian, në anijen amerikane për shkatërrim, e cila do të kalojë më pas në oqean.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com