Ekonomia kroate do të regjistrojë rënie të mëtejshme në vitin 2014 dhe do të jetë për të gjashtin vit radhazi në recesion duke pranuar se kjo situatë ekonomike do ta pengonte në respektimin e angazhimeve të saj, sipas Brukselit, përsa i përket deficitit buxhetor.

"Ne jemi në vitin e gjashtë në recesion",  deklaroi ministri i Financave, Boris Lalovac, gjatë një seance qeveritare në të cilën paraqiti një rishikim buxhetor.

Sipas Lalovac, ekonomia kroate do të pësojë rënie me 0,7 për qind në 2014, ndërkohë që buxheti fillestar ishte miratuar në bazë të një parashikimi për rritje ekonomike me 0,2 për qind.

Ministri theksoi se deficiti buxhetor do të rritej në 15,6 miliardë kunas (dy miliardë euro), rreth pesë për qind e PBB-së.

Gjithashtu, qeveria duket se nuk është në gjendje të respektojë angazhimet e saj, sipas Brukselit, në lidhje me një reduktim progresiv të deficitit buxhetor.

ATSH