Rreth 600 turistë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçieren  'Silver Whisper' të ardhur nga Monopoli, Itali.

Kroçiera nuk ka arritur të ankorohet në Port për shkak të madhësisë së saj, por megjithatë turistët kanë zbritur me anije të vogla.

Edhe pse sezoni i verës ka përfuduar portet shqiptare po mirëpresin gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota.