Haxhinasto ka shpjeguar se transferimi i kuotave të ACR nuk ka sjellë ndryshim të shoqërisë koncensionare, ku sipas tij këtë lloj transaksioni METE nuk ka detyrim ta miratojë. Kreu i METE Edmond Haxhinasto ka deklaruar se sektori minerar për 2012 rezulton me 10 mijë të punësuar më shumë.
I gjendur në këtë situatë Haxhinasto ka kërkuar nga opozita të pranojë zhvillimet pozitive të këtij sektori dhe të heqë dorë nga manipulimi i opinionit publik.
Vetëm një ditë më parë Partia Socialiste ka kërkuar informacion nga ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, për shfrytëzimin e galerive të kromit në Bulqizë dhe kompaninë e re në këto galeri. Ndërkaq, PS ka akuzuar ministrin Haxhinasto dhe kryeministrin Sali Berisha se janë kthyer në “varrmihës publik të një tragjedie që konsumohet pa zhurmë, në thellësitë e galerive të minierave të Bulqizës”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)