Kromi i Bulqizës, PS Topallit:
Zhblloko interpelancën me Berishën

Kromi i Bulqizës, PS Topallit: <br />Zhblloko interpelancën me Berishën
TIRANE – Një grup prej shtatë deputetësh socialistë kanë kërkuar sot përmes një shkrese zyrtare dërguar kryeparlamentares Jozefina Topalli, që të lejojë interpelancën urgjente me Kryeministrin Berisha në lidhje me shfrytëzimin e kromit në Bulqizë, e cila është kërkuar tashmë rreth dy muaj më parë por ka mbetur në heshtje nga administrata e Kuvendit.

Deri më sot “kërkesa e deputetëve të PS nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Kuvendi dhe nga ju si Kryetare e Kuvendit, duke shënuar kështu një precedent tejet të rrezikshëm për funksionimin e demokracisë parlamentare, llogaridhënien e ekzekutivit ndaj Parlamentit dhe pushtetit të kontrollit që duhet të ushtrojë Kuvendi ndaj Qeverisë dhe agjencive shtetërore në zbatimin të ligjeve që miraton vetë Kuvendi”.

Në letrën e tyre deputetët e PS i kujtojnë Topallit se Kryeministri Berisha “nuk është paraqitur asnjëherë në Parlament për të dhënë shpjegime në lidhje me marrëveshjen koncesionare për shfrytëzimin e Kromit në Bulqizë, dhe pse situata është tejet e rënduar si pasojë e shfrytëzimit pas asnjë kriter e në kapërcim të çdo caku ligjshmërie me pasoja fatale për humbjen e jetëve të 70 minatorëve dhe gjymtimin e shumë të tjerëve”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë