Kromi, Tahiri letër Haxhinastos:
Jep shpjegime për borxhet e ACR

Kromi, Tahiri letër Haxhinastos: <br />Jep shpjegime për borxhet e ACR
TIRANE - “Kompania ACR po largohet nga vendi ynë duke marrë me vete miliona fitime, pro duke lënë pas dëme të mëdha që nisin nga mos realizimi i investimeve, mos pagimi i gjobave, e deri te humbja e disa jetëve njerëzore në minierë”. Kështu theksohet në letrën që deputeti i Partisë Socialsite, Sajmir Tahiri i ka dërguar ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto.

“Mësova se kompania kryesore shfrytëzuese e kromit të Bulqizës, ACR, e cila fitonte miliarda pa përmbushur planin e investimeve, siç nuk e ka përmbushur dhe sot, ka shitur të drejtën e shfrytëzimit, duke u larguar përfundimisht nga vendi, prezumoi me miliona euro fitim, e duke lënë pas vetëm minatorët që rropaten po njëlloj”, -shkruan Tahiri.

Deputeti socialist kërkon nga ministri, dokumentacionin që provon garancitë financiare të shoqërisë së re që merr koncesionin në përmbushje të legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjen koncesionare të miratuar në parlament, dokumentacionin që provon se shoqëria e re plotëson kushtet e investitorit të fushës, praktiken e transferimit të lejes koncensionare nga ACR sh.a tek shoqëria e re koncensionare, realizimin e investimeve nga shoqëria koncensionare ACR Sh.A nga 1 Korrik 2009 deri në 31 Dhjetor 2012 etj..

Tahiri ngre shqetësim për mos pagesën e gjobave, që i janë vënë kësaj kompanie për moszbatim të kushteve të kontratës koncensionare mbi realizimin e investimeve brenda afatit,

Në fund të letrës drejtuar ministrit Haxhinasto, Tahiri kujton se “fati i kompanive që marrin në shfrytëzim kromin e Bulqizës është i njëjtë. Kështu ka bërë dhe Darfo, kështu kanë bërë dhe të tjerat. Të gjitha këto kompani vijnë, shfrytëzojnë mineralin, fitojnë miliarda, nuk bëjnë investime, nuk paguajnë gjoba dhe largohen nga vendi”, -shkruan deputeti i PS.

Sipas tij kromi, pasuria jonë më e madhe kombëtare, mbetet mall pa zot, në përdorim të tutorit të radhës.

Duke iu drejtuar ministrit të Ekonomisë, Tahiri shprehet se “ju së bashku me Kryeministrin jeni kthyer në varrmihës publik të një tragjedie që konsumohet pa zhurmë, në thellësitë e galerive të minierave të Bulqizës. Tragjeditë familjare nuk kanë të sosur, ndërkohë që babëzia e skllavopronarëve modernë, nuk kursen as fëmijë, as gra, as të moshuar e askënd tjetër që nën thundrën e varfërisë, detyrohet të lërë dhe kockat në terrorin e mineralit”.

Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit