Bino: 28-vjeçari me koronavirus, pacienti zero. Gjurmuam gjithë kontaktet e tij në Tiranë, janë marrë 24 mostra (VIDEO)

TIRANË- Për Ministrinë e Shëndetësisë, 28-vjeçari që erdhi me makinë nga Fierence është pacienti "zero" i prekur me Koronavirus, por bëjnë me dije se është gjurmuar i gjithë rrethi me të cilët ka pasur kontakte, si familjarë apo edhe persona të largët. Të gjithëve, më konkretisht 24, u janë marrë mostrat, ku një pjesë janë vetëkarantinuar në shtëpi nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe një pjesë tjetër në karantinën shtetërore.

Dy personat e prekur ndodhen tek Urgjenca e Infektivit, ku fatmirësisht ministria e Shëndetësisë theksojnë se janë në gjendje normale, djali ka temperaturë 37, e ndërsa babai si kontakt i parë me të, ka pasur më herët probleme me mushkritë nga duhanpirja, e për pasojë është prekur nga ky virus. 

Në konferencën që pati për mediat, pas mbledhjes së zhvilluar nga qeveria në mëngjes, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një urdhër të ti ku kufizon dhe ndalon operacionet e planifikuara, duke përjashtuat ato urgjente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Brataj: Rritet numri i telefonatave tek 127! Ju lutem mos kundërshtoni nëse do duhet të shoqëroheni në karantinë (VIDEO)

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se vetëm gjatë gjysmës së ditës sot kanë qenë mbi 200 telefonata për koronavirusin tek numri i gjelbër 127. Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve nëse do të jenë raste që duhet të futen në karantinë për të mirën e tyre shëndetësore dhe të shoqërisë.

"Ishte i skeduar, ishte marrë tamponi dhe sa u mor përgjigja pacienti u transferua në kushtet e mbrojtjes tek spitali infektiv. Është rritur shumë numri i telefonatave, vetëm në gjysmën e ditës kanë qenë 751 thirrje, nga të cilat 219 për koronavirusin. Nëse kanë shenja të rënduara ne do t'i shoqërojmë pranë spitalit infektiv dhe do të ndiqet më tej trajtimi i tyre. Nëse janë shenja të tjera më të rënda dhe do të duhet të shoqërohen diku tjetër, lutemi mos të kundërshtojnë", tha Brataj.

Ora 12:48
Tritan Kalo: Dy të infektuarit nga koronavirusi në gjendje shumë të mirë! Babai u prek sepse kishte duhanpirje kronike (VIDEO)

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka treguar gjendjen e dy të prekurve nga koronavirusi. Kalo tha se ata janë në gjendje shumë të mirë.

"Ata janë në gjendje shumë të mirë. I kam vizituar unë vetë në mëngjes. Kanë një nivel shumë të mirë oksigjenimi. Djali që ishte më problematiku si rasto Zero është me temperaturë maskimale 37.2. Ka elementë pulmonarë. Personi i kontaktit kishte edhe duhanpirje kronike, ka përdorur duhan për një kohë të gjatë. Janë në gjendje shumë të mirë. Familjarët e tyre janë në vetëkarantinë dhe një pjesë janë dërguar në karantinën që ne kemi", u shpreh Kalo.

Kalo tha se 97% e rasteve të prekur nga koronavirusi shërohen plotësisht: “Në bazë të shifrave janë 97% e të sëmurëve që shërohen plotësisht e kjo eshtë shifër optimiste, deri tani gripi ka vrarë mbi 500 mijë vetë, ky virus ka vrarë mbi 3500 vetë”.

Ora 12:28
A do mbyllet Urgjenca e Infektivit ku po mbahen 2 të prekurit me Koronavirus?Ja përgjigjja e Manastirliut (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu pyetjes së ku janë lokalizuar 2 të prekurit me koronavirus, zgjodhi të mos jepte një vend konkret, por bëri me dije se ekspertët janë në zonë.

"Të gjithë informacionit do e merrni sipas udhëzuesve që OBSH jep edhe për sa i përket komunikimit të riskut. Jemi në zonë duke marrë masa thelbësore, sipas udhëzuesve të OBSH", tha Manastirliu.

Sa i përket zbrazjes së Infektivit, ajo tha se janë disa skenare të mundshme.

"Infektivi, siç e kemi bërë më parë. Janë tre skenare, që vlerësojnë korridoret sanitar brenda strukturave spitalore dhe lejojnë evakuimin e urgjencave, krijimin e mjediseve që nuk lejojnë kontamiminin e urgjencave", tha ajo.

Ora 12:21
Kalo: Vendi ku po mbahen 2 të prekurit me koronavirus sipas standarteve të OBSH...s'janë dhoma hoteli, por spitalore (VIDEO)

Mjeku Tritan Kalo ka bërë me dije se dy të prekurit me Koronavirus janë duke u trajtuar tek Infektivi, sipas standarteve.

"Të dy rastet janë te Infektimi dhe po marrin trajtimin e duhur. Dhoma kanë oksigjen dhe kanë minimumin e pajisjeve të nevojshme, nuk janë dhoma hoteli, por spitali. Janë në përputhje spitalore, më të mira të mundshme janë në përputhje me standartet botërore. Do ia dalim mbanë në këtë beteje", tha Kalo.

Ora 12:20
Bino: Djali nga Tirana, pacienti zero, por nuk ka transmetim komunitar. Në ISHP bëhen 200 analiza në ditë (VIDEO)

Doktoreshë Silva Bino tha se duke qenë se djali ka infektuar vetëm kontaktin e tij më të ngushtë, pra babanë, ai është pacienti zero, por nuk ka një transmetim komunitar, pasi janë gjurmuar të gjitha kontaktet që ai ka pasur me persona të tjerë. Në përgjigje të interesit të mediave, Bino tha se në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik bëhen 200 analiza në ditë për koronavirusin, dhe mund të bëhen edhe deri në 500 sipas saj, nëse shtohen kapacitetet. 

"Ne kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij, nuk kemi një transmetim komunitar. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur, dhe i kemi të qarta fare mirë kontaktet që ka pasur. Kontakti më i ngushtë i tij është identifikuar. Çdo ditë minimalisht mund të kemi kryer 200 analiza në ditë, dhe mund të kryejmë deri në 500 në ditë nëse shtojmë kapacitetet", tha Bino.

Përgjegjësja e Departamentit të  Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino, ndau falenderime për dy pacientët e identifikuar me koronavirus në Shqipëri. Së pari djalin 28-vjeçar me banim në Tiranë, që erdhi me makinë personale nga Firence përmes Muriqanit më 26 shkurt dhe u identifikua mbrëmë me koronavirus. Së dyti për babain e tij dhe të gjithë familjarët dhe rrethin shoqëror që ata kanë pasur kontakt gjatë këtyre ditëve. Bino tha se janë gjurmuar deri më tani rreth 24 persona që kanë pasur kontakt me të prekurit me koronavirus dhe u janë marrë mostra që do t'i nënshtrohen analizës në ISHP. Të gjithë ata që kanë pasur kontakte të afërta me djalin e infektuar dhe babanë e tij, janë vetëkarantinuar në shtëpi nën mbikëqyrje mjekësore.

"Aktualisht janë gjurmuar 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, menjëherë pas daljes së ekzaminimeve. Edhe sot janë gjurmuar përreth 24 kontakte, që janë vetëkarantinuar, me kontroll mjekësor. Po iu merren mostrat përkatëse, dhe janë këshilluar. Kemi gjurmuar kontaktet e ngushta, dhe ato pak më të largëta, për të qenë sa më të sigurtë. Ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes. Ka qenë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me pacientët, që janë treguar korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve të tyre, dhe ne kemi bërë gjurmimin. Falenderojmë pacientët dhe familjarët që po zbatojnë të gjitha rregullat. Gjatë gjithë kësaj kohe janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme që personat kanë pasur", tha Silva Bino. 

Ora 12:12
U merren mostra 14 familjarëve të 2 personave të prekur me koronavirus në Shqipëri (VIDEO)

14 persona të cilët kanë pasur lidhje të ngushtë me personat që janë prekur me koronavirus në Shqipëri, u janë bërë analizat për të parë nëse janë prekur nga ky virus.

"Janë testuar 65 rate, dy prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv. Në proces testimi janë 14 raste që i përkasin kontakteve të ngushta që janë identifikuar pozitiv", bën me dije ministrja e SHëndetësisë.

Ora 12:12
Ministria e Shëndetësisë: Kufizohen dhe ndalohen operacionet e planifikuara...përveç urgjencave (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se janë kufizuar dhe ndaluar ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

"Kufizohen dhe ndalohen e ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, përveç atyre ndërhyrjeve me patologji malinje dhe raste të urgjencës", bëri me dije Manastirliu.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 09/03/2020 14:09

    Shpresoj shume qe te gjithe bashke duke respektuar protokollin zyrtar dhe keshillat e specialisteve ta kalojme me sa me pak deme,uroj sherim te plote te dy rasteve te para.

    Përgjigju
  • lol: 09/03/2020 12:47

    e keni te kot. e vetmja menyr esht te qendroni ne shtepi per 2 jav

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni