Kroos firmos kontratë të re me Realin, gjermani: Kam një lidhje të veçantë me klubin, do fitojmë shumë trofe

Kroos firmos kontratë të re me Realin, gjermani: Kam një lidhje të veçantë me klubin, do fitojmë shumë trofe

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, ka firmosur një kontratë të re 4-vjeçare me klubin. Ajo të zgjasë deri më 30 qershor të 2023. Mesfushori gjerman, 29-vjeç, deri më tani ka bërë 233 paraqitje me bluzën e Real Madrid, duke përfshirë 28 ndeshjet e këtij sezoni në “La Liga” dhe 8 ndeshjet e “Champions League”.

Lojtari i përfaqësues gjermane që ka fituar edhe Botërorin u bashkua me Real Madrid në verën e vitit 2014 dhe që prej asaj kohe ka fituar 12 trofe. Në deklaratën për mediat pas firmës Kroos ka deklaruar:

“Sot është një ditë shumë e lumtur për mua, jam shumë I gëzuar. Kam patur shumë suksese në Madrid. Deri më tani kam fituar 12 trofe, por jam i sigurtë që do të arrijmë suksese të tjera edhe gjatë 4 viteve të ardhshme.”

Nënshkrimi pas një sezoni të vështirë. “Për mua, të firmosja kontratën në këtë kohë është speciale. Unë dhe klubi kemi një marrëdhënie të veçantë. Kam ardhur këtu në 2014 dhe që prej ditës së parë kam krijuar shumë vetëbesim që mendoj se e ka ndihmuar klubin të fitojë shumë tituj e të jetë i suksesshëm. Është një lidhje special me klubin, ne do të vijojmë së bashku për shumë suksese të tjera.”

Biseda me Zidan për firmën. “Nuk kam për t’iu treguar se çfarë bisedova me trajnerin, por mendoj se nëse do të kishte ndonjë dyshim unë nuk do të isha këtu sot duke firmosur kontratën.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit