TIRANË – Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë ka shpeshtuar mbledhjet kohët e fundit. Ai u mblodh sot pasdite nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, ku u shqyrtuan një sërë projektesh për HEC-et dhe objekte arsimore e turistike. Me rëndësi qe miratimi i dy lejeve të ndërtimit për dy resorte turistike në gjirin e Lalzit, në Durrës me vlerë 400 milionë euro.
BERISHA: KANË NISUR HEC-ET, SË SHPEJTI KASKADA E DEVOLLIT
KRRTSH ka dhënë dje shtatë leje infrastrukturore për ndërtime hidrocentralesh në vend. Shefi i qeverisë tha se “energjia është një ndër sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të vendit". Ai njoftoi se ka nisur ndërtimi i një serie HEC-esh dhe së shpejti nis investimi më madhor, që është Kaskada e Devollit”. Berisha shtoi se “në mandatin e ardhshëm starton projekti ’Shqipëria lider’ apo superfuqi energjetike në rajon për energjinë e rinovueshme”. Po kështu, KRRTRSH ka vendosur dje të lejojë ndërtimin e shtesës së godinës së Korpusit Politeknik Universitar në Tiranë.
DY RESORTE TURISTIKE NË GJIRIN E LALËZIT
Komiteti Kombëtar për Rregullimin e Territorit ka miratuar dje leje zhvillimi për dy resorte turistike në gjirin e Lalzit, në Durrës me vlerën 400 milionë euro.
KRRTRSH: DY LEJE PËR AMC DHE VODAFONE
KRRTRSH miratoi edhe dy vendime për dhënie të lejes kombëtare dy kompanive celulare AMC dhe VODAFONE për ndërtimin e stacioneve të reja për telefoninë e lëvizshme. Kreu i qeverisë duke ritheksuar mbështetjen e qeverisë për zhvilimin e biznesit, tha se pushteti vendor u vendosi kompanive celulare taksa absurde, për të cilat qeveria u detyrua të ndërhynte me vendime të prera.
BERISHA: DRU, SHKURRE, NË ÇDO SIPËRFAQE TË LIRË NË TIRANË
Kryeministri u shpreh se para vitit 2011 Tirana u betonizua, duke u kryer një krim i vërtetë ekologjik ndaj sipërfaqeve të gjelbërta, të cilat, siç tha Berisha, duhet të shtohen sa më shumë të jetë e mundur. “Tirana para 2011 u betonizua, ky një krim i vërtetë ekologjik ndaj sipërfaqeve të gjelbërta. Komunat përreth janë fat i madh i Tiranës. Ato janë një mrekulli. Do bëjmë gjithçka, që ato t’ju garantojnë qytetarëve sipërfaqe të gjelbra. Të mbjellim pemë, dru e shkurre në çdo sipërfaqe të lirë të kryeqytetit. Ne do bëjmë gjithçka në të mirë të shëndetit dhe jetës”, tha Berisha.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com