KRUJE- Një 32-vjeçar shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Artan Bibaj, banues në Fushë-Thumanë të Krujës u arresuar në orët e vona të ditës së djeshme nga policia e Krujës.
 
Bibaj është dënuar në Itali për disa vepra penale, për vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
 
Në momentin e arrestimit, Bibaj po lëvizte me një automjet me targa të huaja.
 
32-vjeçari u shoqërua në ambientet e policisë, dhe ndërkaq u bë ekzekutimi i urdhrit të arrestit ndërkombëtar për Artan Bibaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)