Ditën e djeshme janë asgjësuar 209 bimë narkotike kanabis në Krujë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga Policia e Krujës në kuadër të masave të marra për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike,

ditën e djeshme në fshatin Mafsheq u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 209 bimë kanabis.

Policia bën me dije se vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjesohen 209 bimë narkotike Cannabis Sattiva.


Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Në datë 31.07.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Bashkia Krujë u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 209 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për
veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com