Vazhdon monitorimi i territorit për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike.
 
Ditën e sotme, në Krujë u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 227 rrënjë kanabis.

Zbulimi i bimëve u bë nëpërmjet monitorimit nga ajri, dhe në operacion angazhuan 30 forca policore.
 
Policia bëri të mundur edhe evidentimin e një personi të dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike, ndërsa vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
 
 
Njoftimi i plotë i policisë:
Krujë, më 28.07.2017.

Monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike.

Monitorimi u krye nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane. 

U angazhuan 30 forca policie.

Asgjesohen me anë të djegies 227 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Në zbatim të planveprimit dhe nga monitorimi nga ajri u zhvillua operacioni policor nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, gjatë dy ditëve janë angazhuar 30 forca policie për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri dhe toka në fshatin Shkretë, Njësia Administrative Cudhi u konstatuan 227 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.

Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur identifkimin e një shtetasi të dyshuar si kultivuesi bimëve narkotike. 

Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni i monitorim - kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com