KRUJË – Policia asgjësoi me anë të djegies 30 rrenjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët narkotike ishin kultivuar në fshatin Bret Krujë dhe u gjetën gjatë kontrollit të forcave policore. Ndërkohë që ka filluar puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kultivuar bimët narkotike kanabisa sativa. Materialet e gjetura iu kaluan Prokurorisë Rrethit Krujë për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”.
/Shqiptarja.com












