Në datë 02.08.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Njësia Administrative Cudhi, në një terren të pyllëzuar u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 108 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kultivues është 43 vjeçari me inicialet P.Ç. i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com