Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mallkuq, Njësia Administrative Bubq u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 52 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kultivues është 27 vjecari me inicialet A.U, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq , Njësia Administrative Cudhi u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 71 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis Sattiva.
Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com