KRUJE-Banorët e qytetit kanë kërkuar ndihmë në Report Tv, pasi prej 24 orësh janë pa energji elektrike. Ata shprehen se nga OSHEE nuk është marrë asnjë masë dhe se nuk përgjigjen në numrat e kontaktit që kanë vendosur.

“Ju lutemi si banore te qytetit te Krujes. 80% e qytetit ka 24 ore qe ndodhet pa energji elektrike. Nuk ka masa asnjë. Nuk eshte mare asnje mase nga OSHE. Kruja eshte vend malore dhe nuk permbytet.

Vetem per nje defekt kemi 24 ore pa drita. Dhe nr kotaktit Oshe Kruje nuk pergjigjen” shprehet njëri nga qytetarët. Report Tv u interesua pranë OSHEE për gjendjen dhe mungesën e energjisë elektrike, ndërsa nga institucioni u tha mbrëmjen e sotme gjithçka do të jetë në rregull, pasi janë riparuar defektet.

“Janë rrëzuar disa shtylla elektrike në zona thella, OSHEE gjithë ditën sot ka bërë zëvendësimin e shtyllave dhe për rreth 1 orë pritet të rikthehet energjia’ thuhet në reagimin e OSHEE. 

dy.b/shqiptarja.com