KRUJË – Një automjeti i është vënë flaka pak pas mesnate në qytetin e Krujës. Policia dyshon se djegia e makinës tip “AUDI” të jetë e qëllimshme. Automjeti është në pronësi të Roland Bokës, një person i cili mbeti invalid pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në Greqi.