Krujë, grabitjet me armë
“modë” e re në Thumanë

Krujë, grabitjet me armë<br />“modë” e re në Thumanë
KRUJË - Grabitjet e banesave me armë zjarri po kthehen në një fenomen shqetësues për banorët e komunës së Thumanës në Krujë.   

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së një banorit të këtij fshati, Big Gega, në tentativë për ta grabitur. Plumbat kanë përfunduar në murët e banesës së 60-vjeçarit, i cili ka tentuar të largojë hajdutët, pasi i ka pikasur brenda rrethimit të shtëpisë së tij. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz nga kjo ngjarje që ka ndodhur rreth orës 02 e 30 pas mesnatës.

Grabitjet në këtë zonë janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët e fshatrave të komunës Thumanë. Autorët grabisin sende me vlerë, apo bagëti nën kërcënimin e armës, ndërsa shumë prej këtyre ngjarjeve nuk janë zbardhur nga policia e rrethit të Krujës.   
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë