KRUJË - Kandidati i PD për Bashkinë e Krujës, Hamdi Pasha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Fushë Krujës dhe zonave përreth. Pasha u premtoi të rinjtë më shumë investime, vende pune dhe mbështetje në arsimin e tyre.
Gjatë këtij takimi kandidati demokrat i shoqëruar nga deputeti i zonës Gent Strazimiri ka prekur edhe të tjera çështje që shqetëson këtë komunitet, si uji i pijshëm dhe kanalizimet, infrastruktura jo vetëm në qytete, por edhe zonat rurale.
Kandidati i djathtë nuk la jashtë vëmendjes edhe shqetësime si hapësirat publike dhe bibliotekat.
Hamdi Pasha garantoi mbështetje dhe realizim të projekteve kryesore brenda viti të parë të mandatit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO