KRUJE- Konflikti për pronën mes dy vëllezërve Hoxha në fshatin Mazhë e Madhe në rrethin e Krujës është kthyer në kërcënim për njërin prej banorëve të zonës.

Ky i fundit, Ramazan Karaj, nga Tirana, ndonëse i ka blerë një sipërfaqe toke njërit prej vëllezërve, sërish vijon të ketë probleme me vëllain tjetër të ish-pronarit.

Në shenjë proteste, vëllai i ish-pronarit të tokës i pret pemët, madje, në fillim të tetorit ai u kërcënua edhe më lëndë eksplzoivi në banesën e tij.

Ndërkohë, ish-pronari i tokës i drejton gishtin vëllait të tij, se është ai personi i vetëm që fshihet pas kësaj ngjarje, për shkak të mosmarrëveshjes mes tyre për ndarjen e tokës.

Me gjithë denoncimet e bëra në polici, deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për mbrojtjen e Ramazan Karaj, i cili njihet edhe si skulptor i shumë veprave të artit në bronx, siç është busti i Adem Jasharit në Tiranë, busti i Gjergj Kastriot Skëndërbeut në Krujë, e të tjera në Kosovë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)