KRUJË - Pazari i Vjetër në Krujë do i rikthehet normalitetit pas përfundimit të restaurimit që nis nesër. Ceremonia për nisjen e punimeve restauruese  do të zhvillohen nesër rreth orës 15:00.
 
Fillimi i punimeve vjen pas nënshkrimit në muajin shtator të Memorandumit të  Mirëkuptimit për Projektin për "Rigjallërimin dhe Përmirësimin e Zonës Turistike- Pazari i Krujës"

Ky memorandum u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, përfaqësues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Kryetari i Bashkisë së Krujës dhe përfaqësues të biznesit të artizanatit.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve do të marrin pjesë Bordi Drejtues i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, zv/Kryeministri Niko Peleshi, Ministrja Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë së Krujës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)