KRUJË – Policia ka arritur të frenojë në kohë një krim në një familje krutane. Gjatë një debati, ku janë përfshirë babai me dy djemtë e rritur, djali 32-vjeçar ka goditur me thikë në kokë duke e plagosur, vëllanë e tij dhe po ashtu, ka goditur më lehtë, edhe babanë, duke e plagosur në duar.
 
Burimet zyrtare të policisë njoftuan se 32-vjeçari Mirgen Emini, i pamartuar, paraditen e sotme është konfliktuar me vëllanë dhe babanë e tij, që i ka kërkuar të shkonte në punë ku nuk ka ngurruar të përdorë thikën.
 
Policia e Krujës, e cila u njoftua menjëhërë për këtë konflikt, mbërriti në vendngjarje në kohë dhe arriti të çarmatoste 32-vjeçarin që po vazhdonte veprimet e dhunshme mbi familjen e tij.
 
Të njoftuar mbi konfliktin, shërbimet e Policisë së Krujës të mbërritura menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë duke bërë të mundur neutralizimin e  32-vjecarit,  i cili ndërkohë po vijonte veprimet  e tij të dhunshme ndaj familjarëve të tij. Dy të plagosurit paraqiten jashtë rrezikut për jetën.
 
Mirgen Emini, i arrestuar tashmë, akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë brenda familjes.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)