KRUJE - Kalaja e Krujës dhe Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në këtë qytet janë të rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut që ditët e fundit kanë prekur këtë zonë. Rrëshqitja e tokës është një fenomen i përsëritur prej vitesh, por gjatë ditëve të fundit, e ndihmuar dhe nga shirat e rrëmbyeshëm situata është bërë më kritike.
Çarja tokës përveç këtyre dy objekteve me vlera të mëdha për historinë kombit tonë, rrezikon edhe shumë banesa aty pranë, banorët e të cilave shprehen të shqetësuar.
“Është një problem i cili ka vite. Ne e kemi raportuar edhe në Bashki dhe duhen ndërtuar patjetër disa prita që të ndalohet vërshimi i përroit”, shprehen banorët e zonës.
Jashtë kamerës përfaqësuesit e Bashkisë shprehen se nuk kanë fonde të ndërhyjnë, ndonëse theksojnë se kjo është e domosdoshme.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com