KRUJE - Shembjet masive të dherave dhe gurëve si pasojë e shirave të rrëmbyer kanë bllokuar prej disa ditësh rrugën Krujë-Qafshtamë.
Si pasojë e këtyre shembjeve 4 fshatra janë izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e vendit.
Aktualisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Krujë është e bllokuar rruga Krujë-Qafshtamë dhe të izoluar janë fshatrat Qafshtamë, Kroi i madh, Cudhi zallë dhe Rreze. Komuna e Cudhinit ka dërguar një fadromë që po punon për zhbllokimin e rrugës nga masivët e inerteve që kanë rënë mbi të.
Drejtuesit e komunës kanë njoftuar prefektin e Durrësit dhe kërkojnë ndihmë për normalizimin e situatës. Por fadroma e vetme që ndodhet në vend, megjithëse po punon rruga nuk është zhbllokuar për arsye se masivë të tjerë inertesh vazhdojnë të bien mbi rrugë.
Situata është tepër problematike dhe po përkeqësohet vazhdimisht. Banorët e 4 fshatrave mbetën tërësisht të izoluar dhe nuk kanë asnjë mundësi për furnizime dhe për asnjë rast urgjence mjekësore. Mjetet nuk mund të kalojnë për arsye të rrëshqitjeve të rrugës dhe të masiveve që vazhdojnë të bien mbi të.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com