KRUJË - Një shkëmbim me armë zjarri ka tronditur sot në mbrëmje banorët e fshatit Nikel në rrethin e Krujës.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se persona të paidentifikuar, që udhëtonim me dy fouristrada kanë shkëmbyer zjarr në qendër të fshatit.

Nuk ka të dhëna, nëse nga ky shkëmbim zjarri ka pasur të lënduar apo viktima, ndërsa dy automjetet janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Krujës është nisur menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të plota të saj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)