KRUJE - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, inspektoi sot operacionin policor kundër vjedhjes së energjisë elektrike në qytetin e Krujës. I shoqëruar edhe nga administratori i OSHEE-së, Arben Seferi, ministri Veliaj shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë ndaj policisë dhe operatorit të shpërndarjes për aksionin e ndërmarrë kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
“Ashtu siç askush nuk duron ta vjedhin duke i futur dorën në shtëpinë e tij, ashtu edhe asnjë prej nesh nuk duhet të lejojë që të vidhet shtëpia jonë e përbashkët dhe asetet tona kombëtare si energjia elektrike”, tha Veliaj pas inspektimit. Ai shtoi se në qytetin e Krujës humbjet e energjisë në rrjet shkojnë në 70 për qind.
“Humbjet janë 150 milion dollarë ose sa i gjithë fondi i ndihmës ekonomike dhe i personave me aftësi të kufizuar. Nëse kursejmë humbjet në rrjet, kemi mundësi të rrisim pensionet, ndihmën ekonomike dhe pagesat e ndihmës së kufizuar. Për çdo shtresë që do të preket nga heqja e fashës kemi llogaritur që, duke filluar nga 1 janari 2015, 203.928 familje të rimbursohen me rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe PAK”, deklaroi ministri Veliaj.
Nga ana tjetër, ai ftoi qytetarët e Krujës që të paguajnë energjinë elektrike, të denoncojnë abuzuesit, si dhe të kursejnë energjinë.
“Fytyra sociale e shtetit është për ata që janë realisht nevojtarë, ama fytyra dinjitoze e shtetit duket kur ata që nuk e paguajnë energjinë elektrike përballen me ligjin”, tha ai.
Gjithashtu, Veliaj nënvizoi se prej shumë kohësh kemi parë fytyrën e shtetit që shoqërohet me ata individët e pandershëm, që vjedhin dhe që shkelin rregullat.
“Por, për herë të parë, sot kemi një shtet në krah të atyre që janë të dobët dhe të ndershëm. Të gjithë ata që deri më sot kanë paguar sigurimet shoqërore, taksat, dhe energjinë elektrike, janë të lumtur që më në fund, pas 23 vjetësh, shtetin e kanë në krah dhe jo pas krahëve”, u shpreh ministri Veliaj.
Aksioni për vënien para ligjit të vjedhësve të energjisë elektrike, ndodhet në ditën e tij të katërt ku një numër i konsiderueshëm abuzuesish në të gjithë vendin janë arrestuar nga ana e policisë së shtetit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49