Ambulanca e fshatit Cudhi Zallë në malësinë e Krujës ka mbi 15 vjet që nuk funksionon. Ajo sot i ngjan një gërmadhe dhe është totalisht e braktisur.
Muret e shkatërruara tërë lagështi dhe myk, pa dyer dhe pa dritare dhe pa asnjë të dhënë për të qenë ambulancë. E vetmja ndihme mjekësore qe marrin banoret e këtij fshati është ajo e një infermiereje që shkon shtëpi me shtëpi për injeksione.
Ambulanca e fshatit Cudhi
Banorët shprehën se në raste urgjencash janë të detyruar ti transportojnë të sëmuret me krahë ose me kafshë për në spitalin e Krujës.
“Ambulanca është vetëm si godinë sepse është prishur me kohë, e kemi bërë problem por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Unë ka nuse e vëllait infermiere këtu, ajo shërben shtëpi më shtëpi madje edhe ilaçet i mbanë në shtëpi se nuk ka ku ti mbaj. Qoftë larg nëse do sëmuremi rrezikojmë të vdesim rrugës sepse e kemi larg spitalin, janë 36 familje që e kanë këtë problem,” shpjegoi Sadri Stafuka, kryeplak i fshatit Cudhi Zalle.
Sikur të mos mjaftonte kjo gjendje, para disa vjetësh një shkëmb rrëshqiti nga lartësitë duke rënë ambulancës, për pasojë edhe shkatërrimin e murit nga ana veriore e saj.
[gallery]25230[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO










