Krujë, asgjësohen 304 rrënjë kanabis në Micjon, në pranga kultivuesi, në kërkim një tjetër

Krujë, asgjësohen 304 rrënjë kanabis në Micjon, në pranga kultivuesi, në kërkim një tjetër

Kanabis i kultivuar

304 bimë narkotike kanabis janë asgjësuar në Krujë në fshatin Micjon në Borizanë. Në pranga ka rënë autori i dyshuar, S. D., 60 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, K. D., 49 vjeç, të dy banues në Borizanë.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Deri tani në kuadër të këtij operacioni janë gjetur dhe asgjësuar 12 663 bimë narkotike kanabis.  

'Krujë/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. 

Finalizohet faza e 24-t e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. 

Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 304 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në lagjen Micjon, Borizanë. 

Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. 

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 663 bimë narkotike kanabis.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshme të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike. 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 24-t të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në lagjen Micjon, në fshatin Borizanë, u gjetën të kultivuara 304 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi S. D., 60 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi K. D., 49 vjeç, të dy banues në Borizanë. 

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë