Krujë, asgjesohen 4401 rrënjë
Kanabis, në pranga 2 kultivuesit 

Krujë, asgjesohen 4401 rrënjë<br />Kanabis, në pranga 2 kultivuesit 
KRUJË - 4401 rrënjë lëndë narkotike e lloit Kanabis Sativa janë asgjësuar nga Policia e Krujës mesditën e sotme.

Lënda u zbulua gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin
Bushnesh në vazhdën e opracionit “Bushnesh 2015”, ku 3981 rrënjë kanabis ishin të mbjella në 40 parcela, ndërsa 420 të tjera ishin fidanë të vendosur në kubikë.

Në prangat e policisë janë vënë dy kultivuesit e lëndës narkotike Gëzim Myrta 39 vjeç dhe Erjon Myrta 26 vjeç të dy banues në Krujë.

Bimët u asgjesuar në vend me djegie ndërsa një pjesë e saj u mor në cilësinë e provave materiale.

Materialet i kaluan Prokurorise së Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale " kultivim i bimëve narkotike ".

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përfundon në lumin Lana, humb jetën shoferi

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përfundon në lumin Lana, humb jetën shoferi