KRUJE - Fshatrat malorë të Krujës po përjetojnë një situatë mjaft të rëndë si pasojë e reshjeve të dëborës së rënë gjatë natës. Trashësia e dëborës e rënë gjatë natës ka arritur deri në 40 cm për këtë arsye janë bllokuar dhe izoluar një pjesë e mirë e fshatrave malorë.
Sipas kryetarit të komunës së Cudhinit, Xhevahir Bilja në Qafështamë trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër dhe si pasojë e kësaj situatë është marrë vendimi që të mbyllen shkollat e kësaj komune dhe rifillimi i mësimit varet nga kushtet e motit.
Por, përveç shkollave rezulton se është mbyllur edhe ambulanca me justifikimin se dëbora ka bllokuar lëvizjen e njerëzve siç është konkretisht rasti i ambulancës së fshatit Nuaj që është qendra shëndetësore kryesore në këtë komunë.
Trashësia e borës dhe bllokimi i rrugëve ka sjellë pasoja edhe për transportin e të sëmurëve ku si mjet përdoren sipas rastit vetëm automjete tip fuoristradë 4x4 të pajisura me zinxhirë.
Situata është tej mase e përkeqësuar dhe për shkak të mungesës së ushqimeve për blegtorinë si dhe mungesës së energjisë elektrike për të cilën banorët thonë se mungon prej shumë ditësh e megjithatë deri tani nuk ka asnjë interesim nga askush për ta risjellë atë.
Po ashtu gjatë natës dëbora ka zbardhur edhe qytetin e Krujës duke shkaktuar mjaft probleme në qarkullim.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com