KRUJE - Një 79-vjeçar nga zona e Vaut të Dejës në Shkodër ka ndërruar jetë në qelinë e paraburgimit në Krujë, edhe pse sipas avokatit mbrojtës kishte tre muaj që kishte përfunduar dënimin nënë akuzën e vrasjes me dashje.
Me një vendim të Gjykatës së Krujës, Kolë Simon Kola ishte rikthyer në burg më 4 tetor, nën argumentit se i kishin mbetur pa shlyer edhe shtatë ditë burg. E megjithatë që nga 4 tetori i këtij viti askush nuk u kujtua për të moshuarin i cili u harrua në qeli pavarësisht kërkesave të mbrojtjes dhe familjarëve për lirimin e tij. (Dënimi sipas vendimit të gjykatës së Krujës duhej të përfundonte më 11 tetor, por deri sot më 25 dhjetor kur i moshuari ndërroi jetë, askush nuk ishte kujtuar për nxjerrjen e tij nga qelia).
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i të moshuarit, shprehet se shlyerja e dënimit për veprën e vrasjes kishte përfunduar që me 23 shtator. Sipas tij arrestimi dhe futja sërish në qeli më 4 tetor ka qenë i padrejtë.
NGJARJA
I ndjeri në vitin 1987 ishte dënuar për vrasje me 25 vjet burg por rezultonte se ky i fundit kishte kryer vetëm 17 vite brenda në qeli.
I moshuari nisi të vuajë dënimin që në vitin 1987, ndërsa në vitin 1997, ai la qelinë. Në vitin 2004 është arrestuar sërish dhe ka qëndruar në burg deri në vitin 2011.
Kështu, në moshën 79-vjeçare, Gjykata e Apelit të Shkodrës e dënoi me kusht “qëndrim në banesë”, duke u mbikëqyrur nga policia. Vendim u dha për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe moshës së thyer, për më tepër, nuk i kishte mbetur shumë nga dënimi, pasi kishte përfituar dhe amnisti të ndryshme.
Ndërkaq, me 4 tetor të këtij viti policia e arrestoi në banesë, teksa ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi Gjykata e Krujës kishte marrë një vendim për ta rikthyer në burg. Sipas kësaj të fundit të moshuarit i kishin mbetur edhe 7 ditë nga kryerja e dënimit.
Familjarët vazhdimisht kërkuan lirimin e tij pasi sipas tyre rikthimi në burg ishte i padrejtë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com