Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Krujë, pasi u kap në parcelën ku kishte kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Sipas Policisë, arrestimi u bë gjatë operacionit të koduar “Baruni”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në kuadër të kontrolleve për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Skahide”, në lagjen Barun të Krujës, u zbulua parcela e kultivuar me bimë të dyshuara narkotike. Në momentin e ndërhyrjes, policia kapi në flagrancë shtetasin E. P., 62 vjeç, banues në Krujë, i cili u vu në pranga.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa kontrollet vijojnë në territorin e Krujës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit.











Komente
Komento