Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Krasta".
Droga u gjet në 6 thasë në vendin e quajtur "Pylli e fshatit Krastë", ku disa persona kishin fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj.
Punonjësit e policisë ushtruan kontroll të imtësishëm në të gjithë zonën.
Policia vijon punën për kapjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/ 1 të Kodit Penal.
[gallery]21403[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com